Foto-ilustrim

Tragjedia në Pozheran, trupat e viktimave tërhiqen nga shtëpia dhe dërgohen për obduksion

Trupat e katër viktimave të rastit tragjik që ka ndodhur sonte rreth orës 18:00 në Pozheran të Vitisë janë tërhequr nga shtëpia ku ka ndodhur rasti dhe janë nisur për në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ku do të kryhet obduksioni.

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në një familje në Pozheran dhe autoritetet po dyshojnë se kryefamiljari ka vrarë gruan, dy djemtë dhe më pas ka vrarë edhe veten.

Siç merr vesh KALLXO.com, kjo familje kishte jetuar jashtë shtetit dhe kishin ardhur për pushime në Kosovë.