Tragjedi në Pozheran të Vitisë, dyshohet për vrasje të katërfishtë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Pozhoran të Vitisë para pak minutash.

KALLXO.com merr vesh se ka pasur një konflikt, ku dyshohet se kanë vdekur 4 persona.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Arben Kadriu, tha se nuk kanë informacione të qarta mbi rastin, por dyshohet se janë 4 viktima.

“Ende nuk kemi informacione të qarta. Dyshohet se janë 4 viktima në Pozheran të Vitisë”, tha shkurtimisht për KALLXO.com, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Arben Kadriu.

KALLXO.com do të ju mbajë të informuar në lidhje me rastin.