Foto: Alsat M

Tragjedia në Bullgari, një familjar thotë se nuk ka informacion për personin e afërm

Familjarët e të aksidentuarve shprehen të revoltuar se nuk kanë informata për të afërmit e tyre që kanë udhëtuar me agjencinë “Besa Trans” në Turqi, raporton Alsat M.

“Ishte ora 06 e mëngjesit, isha duke shkuar në punë, e pashë lajmin në Facebook, menjëherë më shkoi mendja tek kushëriri im dhe filluam të interesohemi. Kërkuam numrat e “Besa Trans”, por nuk paraqiten në telefon. Nuk kemi informata as nga institucionet, as nga Ministria e Jashtme. Nuk kemi informacione për momentin ”, tha Xhelal Bakiu, familjar.

Të paktën 46 persona, shumica prej tyre nga Maqedonia e Veriut, kanë vdekur pasi një autobus është përfshirë nga flakët në një autostradë në perëndim të Bullgarisë më 23 nëntor.