Foto: Ilustrim

Therja e 25-vjeçarit në Istog, arrestohen tre persona të dyshuar

Një 25-vjeçar është therur dje me thikë në Saradran të Istogut. Në lidhje me këtë ngjarje, Policia ka njoftuar se ka arrestuar tre persona të dyshuar. Pas intervistitmit, me vendim të prokurorit, të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt.

Therja e të riut nga Istogu ishte raportuar në Policinë e Kosovës nga një grua në Istog.

Therjen e 25-vjeçarit e kishte konfirmuar dje zëdhënësi i Policisë në rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Gashi kishte thënë se viktima është jashtë rrezikut.

“Sot rreth orës 17:40 një person i moshës rreth 25-vjeçare nga fshati Saradran i komunës së Istogut është therur shtatë herë me thikë nga persona të panjohur. I njëjti është dërguar menjëherë ne Spitalin rajonal, mjekët kanë intervenuar dhe është jashtë rrezikut për jetë”- tha Gashi për KALLXO.com.

Rasti është incuar si “Vrasje në tentativë”.

Nga Spitali i Pejës kanë bërë të ditur se i riu ka tetë plagë.