Theret me thikë një person në Prishtinë, tre të dyshuar intervistohen nga Policia

Një person është therur me thikë në rrugën “2 Korriku”, në Prishtinë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, e cila tha se sot rreth orës 18:30, Policia ka marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën “2 Korriku” në Prishtinë.

Sipas të dhënave fillestare, Ahmeti thotë se në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person, i cili më pas është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që Policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.

Më tej, Ahmeti për KALLXO.com tha se aktualisht në stacion policor po intervistohen tre persona të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në rastin në fjalë.