Theret me thikë një person në Mitrovicë

Një person është therur me thikë gjatë një rrahje mes disa personave dje në Mitrovicë.

Policia ka bërë të ditur se viktimës i është dhënë ndihma e nevojshme mjekësore dhe për trajtim të mëtejmë është dërguar në QKUK-Prishtinë, ku pas marrjes se trajtimit është liruar në shtëpi.

Rasti ka ndodhur dje  rreth orës 22:20, në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’ në Mitrovicë dhe se deri sa policia ka dal në vend të ngjarjes, personat në fjalë ishin larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia ka arritur t’i identifikojë dhe t’i arrestojë dy persona të dyshuar R.SH., 15 vjeçar dhe A.D.,19 vjeçar, të cilët janë shoqëruar në stacionin policor Jugu.

Nga personat e dyshuar në fjalë si provë materiale është konfiskuar një thikë.

Pas procedurave intervistuese, personat e dyshuar me udhëzim të prokurorit të shtetit janë liruar në procedure të rregullt.

Ndaj ndaj tyre është iniciuar rasti ‘Lëndim i rëndë trupor’.