Foto: Ilustrim

Theret me thikë një grua gjatë një ahengu në Prizren

Një grua është lënduar pasi që ajo është therë me thikë gjatë një ahengu në Prizren.

Sipas Policisë së Kosovës, është raportuar se gjatë një ahengu familjar ka pasur mosmarrëveshje mes disa personave, me ç’ rast viktima është therë me thikë nga të dyshuarit.

Një i dyshuar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje pasi edhe kishte urdhër arrest nga gjykata.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe pastaj është liruar në shtëpi.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 19:50.