Foto: ZPRK

Thaçi shprehet i tronditur nga tragjeditë në El Paso dhe Ohio

Presidenti i Kosovës është shprhur i tronditur për dy tragjeditë e njëpasnjëshme që kanë ndodhur në El Paso dhe Ohio të ShBA-së e ku kanë mbetur të vdekur rreth 30 persona.

“Edhe më shumë dhimbje pas të shtënave në Ohio. Jemi me të gjitha viktimat, familjet e tyre dhe ShBA-në”, ka shkruar Thaçi në Twitter.

Dy orë më herët presidenti Thaçi ka reaguar përsëri për sulmin tjetër që ka ndodhur në El Paso të Teksasit ku kanë mbetur 20 të vdekur.

“I tronditur nga humbja e jetës së njerëzve në El Paso, ShBA. Kosova është me zemër dhe mendje me viktimat dhe familjet e tyre”, ka shkruar Thaçi në Twitter.