Thaçi: Do t'i kërkoj Gjykatës Kushtetuese anulimin e vendimit të Qeverisë Kurti

Në një konferencë të jashtëzakonshme për media, presidenti Thaçi ka thënë që do të kërkojë anulimin e vendimit të marrë sot nga Qeveria Kurti

“Vendimi i Qeverisë është pa efekt juridik dhe është i pazbatueshëm në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Nesër paradite do t’i kërkoj Gjykatës Kushtetuese pezullimin dhe anulimin e këtij vendimi në përputhshmëri me procedurat”, tha ai.

Thaçi: Policia dhe organet e sigurisë nuk duhet ta zbatojnë vendimin e Qeverisë Kurti

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim të kufizojjë qarkullimin e njerëzve dhe automjeteve.

Ndalimi i qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve pritet të ndahet në dy kohë të ndryshme. Nga ora 10:00 e mëngjesit deri në ora 16:00 pasdite dhe prej orës 20:00 në mbrëmje deri në ora 06:00 në mëngjes.