Thaçi: Do të ftoj në takim të gjithë liderët politik

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se nëse  i pamundësohet sot raportimi në Kuvendin e Kosovës, atëherë do të ftojë të gjithë liderët politik për një takim më të.

“ Nëse më pamundësohet raportimi në Kuvendin e Republikës së Kosovës, unë do ta bëj kërkesën tjetër sepse Kuvendi është i Kosovës, është i popullit të Kosovës, askush nuk është pronar i Kuvendit të Kosovës dhe askush nuk mund ta uzurpojë as proceduralisht këtë”, tha Thaçi.

Ai ka përmendur të gjithë liderët e partie të cilët thotë se i fton në takim.

“Atëherë do të ftojë të gjithë liderët e partive politike në një takim duke përfshirë edhe liderin e Lëvizjes Vetëvendosjes dhe atë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, atë të PDK-së, dhe atë të Nismës e edhe Behgjet Pacollin”,shtoi ai.

Ai ka thënë se takim në Uashington ka hequr çdo dileme dhe çdo enigmë rreth rolit të SHBA për Kosovën.

“ Ne të gjithë liderët jemi të zëvendësueshëm. Roli i SHBA-ve për Kosovën është i pazëvendësueshëm në gjithë procesin”, ka presidenti Thaçi.

Presidenti ka kërkuar që të raportojë në Kuvendin e Kosovës lidhur me atë se çfarë ka biseduar gjatë vizitës së tij në ShBA.