Thaçi dekoron bashkëluftëtarët e tij

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka ndarë dekorata për ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me rastin e 22-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.

Thaçi në fjalën e tij para të pranishmëve tha se sot është një ditë e veçantë për kombin shqiptar, duke e vlerësuar edhe kontributin e bashkëluftëtarëve të tij.

“Madhështinë e rezistencës dhe mrekullinë e fitores së UÇK-së e ka hijeshuar me sakrificën e vet dhe guximin e vet edhe pjesëmarrja e grave në UÇK”, shtoi Thaçi.

Ai shtoi se ndarjen e dekoratave po e bënë për nder të 22 vjetorit të epopesë së UÇK-së.

“Sot 22 vite pas luftës heroike të komandantit legjendar e 12 viteve të pavarësisë kam vendosur si bashkëluftuar i juaj, duke respektuar kompetencat e mia ligjore, duke vlerësuar kontributin tuaj të jashtëzakonshëm për lirinë dhe sovranitetin e vendit të ndajë dekorata për kontributin tuaj të çmuar”, tha kreu i shtetit,

Thaçi megjithatë nuk e la pa e përmendur edhe kontributin e ShBA-së për lirinë e vendit.

“Sot kujtojmë të gjithë të rënët e lirisë, sakrificën e invalidëve të luftës, e veteranëve të UÇK, e çdo qytetari të Kosovës për lirinë e pavarësinë e vendit dhe diasporës shqiptare, faktorin ndërkombëtarë por edhe ShBA-në që dhanë gjithçka për të na qëndruar afër për të mundur të keqen”, shtoi në fund Thaçi.

Për 22-vjetorin e Epopesë edhe Kuvendi i Kosovës ka mbajtur seancë solemne.

Seancë solemne për 22 vjetorin e Epopesë së UÇK-së

www.kallxo.com