ILUSTRIM - Gjendja pas tërmetit tragjik në Turqi, Foto: CNN

Tërmeti Turqi-Siri: Foshnja e porsalindur nxirret nga ndërtesa e shembur

Një vajzë e porsalindur është shpëtuar nga ekipet e shpëtimit nga rrënojat e një ndërtese në veri-perëndim të Sirisë, e cila u shkatërrua nga tërmeti i së hënës.

BBC raporton se nëna e foshnjës filloi lindjen menjëherë pas tërmetit, e cila pas përfundimit të lindjes së vajzë ka vdekur. BBC raporton se babai i foshnjës, katër vëllezërit e motrat dhe një hallë kanë vdekur gjithashtu.

Pamjet dramatike tregojnë një burrë duke mbajtur fëmijën, të mbuluar me pluhur, pasi ajo u tërhoq nga rrënojat në Jidayris.

Një mjek në një spital në Afrin aty pranë ka thënë se ajo tani është në një gjendje të qëndrueshme.

Ndërtesa në të cilën jetonte familja e saj ishte një nga rreth 50 ndërtesat që raportohet se u shkatërrua nga tërmeti 7.8 ballë në Jidayris, një qytet i kontrolluar nga opozita në provincën Idlib që është afër kufirit turk.

Xhaxhai i foshnjës, Khalil al-Suwadi, tha se të afërmit nxituan në vendngjarje kur morën vesh për shembjen.

“Ne dëgjuam një zë ndërsa po gërmonim,” i tha ai agjencisë së lajmeve AFP të martën. “Ne e pastruam pluhurin dhe e gjetëm foshnjën me kordonin e kërthizës [të paprekur], kështu që e premë dhe kushëriri im e çoi në spital”.

Mbi 5,000 persona raportohet se kanë vdekur, pasi një tërmet prej 7.8 ballësh që goditi Turqin dhe Sirin në orët e para të mëngjesit të 6 shkurtit./BBC