Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi .rel

Tërmetet në Zagreb, Thaçi solidarizohet me popullin mik kroat

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, reaguar pas tërmeteve që goditën Zagrepin në mëngjesin e sotëm.

Thaçi përmes një publikimi në Facebook ka shkruar se si president i Kosovës shpreh solidaritetin me shtetin kroat duke shpresuar që të ketë pasoja sa më të vogla.

“Në këtë kohë kur e gjithë bota po përballet me virusin COVID-19, tërmetet si ky i sotmi në Kroaci e rëndojnë edhe më shumë gjendjen. Shteti i Kroacisë uroj ta ketë kaluar me pasoja sa më të vogla këtë tërmet që goditi Zagrebin. Si President i Republikës së Kosovës shpreh solidaritetin e plotë të popullit tonë me popullin mik kroat. Kurse, të lënduarve nga shembjet e shkaktuara prej tërmetit iu uroj shërim sa më të shpejtë”, ka shkruar ai.

Tërmetet që goditën sot në mëngjes Zagrebin kanë shkaktuar dëme por edhe të lënduar.

Televizioni publik HRT ka publikuar fotografi, në të cilat shihen dëmet që janë shkaktuar nga 3 dridhjet e tokës.

Në foto shihen shembje të pjesëve të ndryshme të objekteve, plasaritje të mureve, dëmtime të makinave, rrëzimi i kryqit në njërën prej kullave të katedrales së Zagrebit, si dhe qytetarë të cilët kanë dalë në hapësira ku nuk mund të lëndohen nga ndonjë dridhje tjetër eventuale.

Autoritetet njoftojnë se një vajzë 15-vjeçe ka pësuar lëndime të rënda dhe se mjekët po luftojnë për t’ia shpëtuar jetën.

Tërmetet në Zagreb shkaktojnë dëme dhe të lënduar (VIDEO)

www.kallxo.com