Ilustrim

Tërmet në Stamboll, raportohet të jetë 5.7 shkallësh

Qyteti më i madh i Turqisë, Stambolli, është tronditur nga një tërmet që raportohet të ketë një madhësi prej 5.7 magnituda, raporton Mirror.uk

Dëshmitarët kanë përshkruar dridhje të mëdha të tokës me rastin e tërmetit që ndodhi rreth orës 2:00 pasdite sipas kohës lokale.

Shkollat u evakuuan menjëherë pas kësaj katastrofe natyrore.

Më herët një tërmet më i vogël, me një madhësi 2.9, kishte ndodhur afër qytetit, i cili ka 16 milion banorë, ndërsa të hënën u regjistrua një tërmet me madhësi 4.6.

Epiqendra e tërmetit ishte rreth 70 kilometra në perëndim të Stambollit në Detin Marmara, në jug të qytetit të Silivri. Dridhja e tokës ishte me thellësi prej 12.6 km, sipas Institutit të Vëzhgimit dhe Kërkimit të Tokës.

Ekspertiza Gjeologjike e Shteteve të Bashkuara gjithashtu konfirmoi që tërmeti kishte një madhësi prej 5.7 Magnituda.

Përgatiti-Senad Durguti