Tentuan të hynin në Mal të Zi me tri çanta me drogë, arrestohen tre persona në Shkodër

Një rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike drejt Malit të Zi është ndaluar nga Policia e Shtetit në Shkodër.

Drejtuesi i automjetit ka tentuar të largohet dhe ka hedhur çantat me drogë në rrugë, por është neutralizuar më vonë.

21.5 kilogram kanabis u sekuestruan, bashkë me automjetin me të cilin po transportohej lënda narkotike dhe tre telefona.

Policia ka arrestuar tre të rinj, R. M., 24 vjeç (drejtuesi i automjetit), R. M., 28 vjeç dhe O. S., 21 vjeç.

Operacioni i Policisë u realizua në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Gabomit”, ku edhe është lokalizuar automjeti i dyshuar.