Arrestimi i një të dyshuari- Foto: KALLXO.com

Arrestohet 16 vjeçari për vjedhje të çantave në Prishtinë

Një 16 vjeçar i dyshuari për 11 raste të vjedhjeve  të çantave dhe portofolave në Prishtinë është arrestuar nga Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë.

Sipas njoftimit të policisë, rastet e vjedhjeve kanë ndodhur në Prishtinë, në lokacione dhe periudha të ndryshme kohore, kryesisht nëpër kafene.

“Puna e hetuesve të stacionit policor Qendra, lidhur me rastet në fjalë, është finalizuar dje, dhe ka rezultuar me arrestimin e personit të dyshuar G. B 16 vjeçar i dyshuar për njëmbëdhjetë vjedhje të raportuara deri tash ne stacionin Qendra në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka njoftuar se në koordinim më prokurorin kujdestar dhe gjyqtarin e procedurës paraprake, aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet në fjalë, ndërkohë që personit të dyshuar i është shqiptuar masa e paraburgimit për 30 ditë.