Policia e Kosovës

Prizren, qytetari raporton në Polici grabitjen e çantës

Policia e Kosovës njofton se një burrë ka raportuar se një i panjohur ia ka vjedhur çantën e krahut.

Sipas viktimës, në çantë kishte para të gatshme, një telefon celular dhe dokumente personale.

Rasti ka ndodhur më 3 korrik, rreth orës 08:30, në Prizren.

Si pasojë e kësaj ngjarje, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa ekipet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Rasti është iniciuar vjedhje grabitqare dhe është duke u hetuar.