Foto: Ilustrim

Tenton të futet në një lokal në gjendje të dehur, ndalohet nga Policia

Një person në gjendje të dehur është ndaluar mbrëmë pas mesnatës nga policia në rrugën “Kralj Petri”, më Mitrovicë të Veriut.

Sipas njoftimit të policisë, ankuesi ka raportuar se një person i dyshuar kishte shkuar në lokalin e tij po nga vetë ai dhe sigurimi nuk ishte lejuar të hyjë brenda lokalit.

I dyshuari është ndaluar të hyjë në lokal nën dyshimin se me vete kishte armë zjarri, dhe e kishin larguar nga ai lokacion.

Pas një kohe, njësiti policor ka takuar në rrugë të dyshuarin me dy thika në duar, ku kishte thyer xhamat në një lokal tjetër, ku edhe kishte pësuar lëndime.

Policia ka sqaruar se nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë e cila dyshohet të jetë me gaz dhe dy thika.

Pasi që i dyshuari ishte në gjendje të dehur, pas këndelljes i dyshuari është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.