Burgu i Dubravës (Ilustrim)

Tentoi të fusë marihuanë brenda burgut të Dubravës, arrestohet një grua

Një grua është arrestuar nga policia pasi që e njëjta kishte tentuar të futet brenda Burgut të Dubravës me marihuanë.

Policia ka njoftuar se dje rreth orës  9 e 10 të mëngjesit, gruaja kishte shkuar në Burgun e Dubravës për të vizituar bashkëshortin e saj

Gjatë kontrollit të sendeve të cilat i kishte sjellë e dyshuara për bashkëshortin, në gjepin e një palë pantallonave ishte gjetur një qese e vogël me marihuanë.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit është iniciuar lënda e rastit , ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.