Ilustrim:Taksi - Foto: KALLXO.com

Tentoi ta ndalojë taksin në të cilin ndodhej gruaja e tij, arrestohet i dyshuari nga Mitrovica

Një person është arrestuar në Mitrovicë, pasi që i njëjti dyshohet se tentoi ta ndalë taksin në të cilin ndodhej gruaja e tij me të cilën janë në procedurë divorci.

Sipas raportit policor, gruaja është shtetase e huaj.

Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që i dyshuari pas intervistimit të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

Rasti po trajtohet nga forcat e rendit si ngacmim.