Tentimvrasje në Graçanicë, të shtëna me armë drejt një veture

Një rast i tentimvrasjes është regjistruar të enjten në Graçanicë. Sipas Policisë së Kosovës, katër persona ishin në veturë në lëvizje kur persona të panjohur kanë shtënë në drejtim të tyre.

Sipas raportit policor nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.

Ky rast është në procedurë hetimore teksa Policia ka njoftuar edhe Prokurorinë.

Rasti është cilësuar si tentimvrasje/përdorim i armës.