FOTO: KALLXO.com

Tentim vrasje në Prishtinë

Një vrasje në tentativë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Prishtinë.

Policia ka njoftuar se në lidhje me këtë rast është arrestuar një person i dyshuari i cili për shkak të një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht një person.

Përveç sulmit, i dyshuari ka shtënë edhe me armë zjarri, por që nuk raportohet për persona të lënduar.

Në njoftimin e policisë thuhet se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskua dy gëzhoja të fishekëve.

Pas këtij rasti, policia ka bastisur edhe shtëpinë e të dyshuarit ku është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me nëntë fishekë, e cila dyshohet se është përdorur për këtë rast.

I dyshuari, pas intervistimit, me vendimi të prokurorit është dërguar ë mbajtje.