Tentim grabitje në një institucion mikrofinanciar në Prishtinë

Është raportuar për një tentim grabitje në një institucion mikrofinannciar në rrugën “Ali Vitia” Prishtinë.

Kështu ka njoftuar për KALLXO.com zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

E njëjta ka thënë se i dyshuari në ikje e sipër ka shkrepur armë me gaz dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Po ashtu, ajo ka treguar se lëndime ka pësuar ankuesi pasi i njëjti ka pasur kontakt fizik me të dyshuarin.

“Aktualisht Policia ka iniciuar një hetim  lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit”, ka thënë ajo.

Rasti ka ndodhur rreth orës 17:30.