Parashikimi i motit - Foto: Rtv21

Temperaturat sot, të larta

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi se temperaturat gjatë së shtunës do të arrijnë deri në 34 gardë celsius.

Ndërsa ato minimale do të jenë nga 14 gradë celsius.

“Të shtunën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-34 gradë Celsius” – thuhet në njoftim.

IHK ka bërë thirrje për qytetarët që respektohen këshillat nga Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike për rrezikun nga temperatura e larta.