Temperaturat gjatë fundjavës, të larta

Temperatura të larta do ta përcjellin vendin edhe gjatë fundjavës, njoftoi Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Sot temperaturat o të shkojnë deri në 34 gardë ndërsa të dielën ato parashihen të shkojnë deri në 36 gradë celsius.

“Të shtunën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-34 gradë Celsius” – thuhet në njoftim.

“Të dielën mot kryesisht me diell dhe me vapë. Në fushat termike parashihen rritje kryesisht në vlerat  e temperaturave maksimale. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33-36 gradë Celsius. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33-36 gradë Celsius” – njofton IHK.

Gjatë këtyre dy ditëve të vikendit do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit.

Kujdes nga rrezet direkte të diellit, për shkak të indeksit UV të lartë, respektoni këshillat e IKSHP.