Foto: Policia e Kosovës

Tejkaluan në vijë të plotë, gjobiten katër shoferë në Ferizaj (FOTO)

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka gjobitur katër shoferë për tejkalim në vijë të plotë, në lokacione të ndryshme në rajonin e Ferizajt.

Sipas Policisë, shoferët që shkaktuan kundërvajtje janë gjobitur me nga 150 euro, dy pikë negative dhe tre muaj heqje e të drejtës për vozitje.

Policia e Ferizajt ka bërë thirrje tek shoferët e automjeteve që të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit rrugor.

Policia, po ashtu fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë për lajmërimin e kundërvajtjeve.