Tejkaloi dy vetura në vijë të plotë, policia e gjobit me 150 euro

Dje gjatë ditës një vozitës ka bërë tejkalim të dy veturave në vijë të plotë. Sot, Policia e Kosovës e ka gjobitur atë me 150 euro.

Sipas njoftimit të forcave të rendit, rasti ka ndodhur në rrugën Pejë – Prishtinë.

“Në bazë të fotos të publikuar, kundërvajtësi me datë 17.12.2021, rreth orës 13:50, në rrugën Pejë-Prishtinë në fshatin Dollc, gjatë vozitjes së veturës ka bërë tejkalimin e dy veturave ne vijë të plotë”, thuhet në njoftim.

“Kundërvajtësi është identifikuar nga Policia dhe i njëjti pranon kundërvajtjen e bërë”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës prej kohësh ka nis gjobitjen e shkelësve të rregullave në komunikacion duke u bazuar në fotografitë e shkrepura nga qytetarët.

Foto: Policia e Kosovës