Ilustrim

Të shtëna në ahengje familjare – Dy të arrestuar dhe tri armë të sekuestruara në Mitrovicë

Dy persona janë arrestuar dhe tri armë janë sekuestruar në dy raste të ndryshme si pasojë e gjuajtjeve me armë në ahengje familjare.

Sipas njoftimit të Policisë, gjatë dy ditëve kanë njësitet policore në Mitrovicën e Jugut kanë reaguar në dy lokacione, në rrugën e “Ulqinit” dhe në rrugën “Hekurudha” ku kanë sekuestruar tri armët e llojit pistoletë.

Policia ka thënë se në cilësinë e të dyshuarve, dy të arrestuarit, pas procedurave intervistuese, me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Gjithmonë duke iu referuar komunikatës së Policisë, ndaj të dyshuarve janë iniciuar raste për veprën penale “Përdorim i armës” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll të paautorizuar të armës”.

Tutje Policia ka apeluar te qytetarët që të shmangin veprimet e tilla, ku përdorimi i armëve në ahengje është i sanksionuar me ligj dhe kanë thënë se Policia do të ndërmarrë të gjitha veprimet sipas autorizimeve, përfshirë dhe bastisjen e lokacioneve ku dyshohet se janë përdorur armët.

Foto: Policia e Kosovës
Foto: Policia e Kosovës