Të shtëna me armë në Ohio të SHBA-së, një i vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Një person ka mbetur i vrarë dhe të paktën 24 të tjerë janë plagosur nga të shtënat masive në Ohio të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Të shtënat kanë ndodhur pak pas mesnatës më 02.06.2024, në qytetin e Akronit.

Askush nuk është arrestuar apo identifikuar si i dyshuar, përderisa hetimet janë duke vazhduar, ka konfirmuar Departamenti i Policisë së Akronit, raporton BBC.

Oficerët e dërguar në vendngjarje gjetën dhjetëra gëzhoja plumbash dhe një armë, sipas raportimeve të mediave lokale.

Në një deklaratë për BBC, forcat e sigurisë kanë thënë se shumë nga lëndimet e viktimave nuk ishin kërcënuese për jetën, duke shtuar se disa të tjerë janë “në gjendje më të rëndë”.