ILUSTRIM Të burgosur në Burgun e Dubravës - Foto: KALLXO.com

Të burgosurit në Dubravë përfshihen në rrahje

Pesë të burgosur në Burgun e Dubravës janë përfshirë në një rrahje.

Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur dje rreth orës 11:00, ku pesë të burgosur për shkak të një mosmarrëveshje dyshohet se janë përfshirë në rrahje mes vete.

Si pasojë e rrahjes lëndime trupore kanë pësuar dy nga pesë të dyshuarit.

Në lidhje me rastin është informuar edhe prokurori.