Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Szunyog: Jemi të gatshëm të punojmë me Kosovën që të jetë në rrugën e mirë drejt BE-së

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, ambasadori Tomáš Szunyog, ka thënë se Kosova duhet punojë më shumë për të bindur shtetet anëtare të BE-së për integrime dhe liberalizim të vizave.

Ai tha se Kosova duhet të angazhohet që t’i zbatojë të gjitha marrëveshjet e nënshkruara deri më tani në dialogun Kosovë-Serbi.

Këto komente ai i bëri në takimin e shtatë të Komisionit parlamentar për Stabilizim- Asociim.

“Jemi të gatshëm të punojmë me Kosovën me qëllim që të jetë në rrugën e mirë drejt BE-së.  Qeveria e kaluar ka zgjatur 1 vit dhe ka miratuar 17 ligje. Realiteti politik ka ndryshuar dhe e shfrytëzoj këtë rast të bëj ftesë që Kuvendi ta përmirësojë rregulloren e punës”, tha ai para krerëve të institucioneve të Kosovës.

“Në shtator ka qenë Borrell t’i ulë tensionet. Duhet t’i zbatoni të gjitha marrëveshjet që keni nënshkruar. Vetëm në këtë mënyrë Kosova mund të ecë përpara drejt BE”, deklaroi shefi i BE-së në Kosovë.

Tutje, ai e quajti takimin të rëndësishëm ndërsa theksoi se BE është e gatshme të punojë ngushtë me Kosovën për integrimin e saj.

“I takon Kosovës që t’i shfrytëzojë mundësitë nga kjo marrëveshje. Takimi i sotëm është i rëndësishëm sepse po mbahet në një moment të rëndësishëm. Vendet e Ballkanit janë pjesë e Evropës. Prandaj përkushtimet strategjike të BE bien te qytetarët”, deklaroi Szunyog nga foltorja e Kuvendit të Kosovës.

Konjufca: BE nuk i ka dalë zot Kosovës për liberalizim të vizave

www.kallxo.com