Sveçla përfundon takimin te kryetari i Leposaviqit, thotë se i ofroi mbështetje

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla pas takimit me kryetarin e Leposaviqit, Lulzim Hetemi, në objektin e komunës, ka thënë se i ka ofruar atij mbështetje.

“Erdha e vizitova kryetarin e Komunës të cilit i dëshirova punë të mbarë. Shpreha mbështetjen tonë. U pajtuam që ka nevojë të gjitha institucionet qoftë vendore qoftë qendrore të punojnë për të mirën e qytetarëve me iu shërby qytetarëve përkundër vështirësive, ne jemi të bindur që të gjithë këto vështirësi do ti tejkalojmë” – tha ai.

“Policia e Kosovës është Kosovës dhe këtu është Republikë e Kosovës” – shtoi ministri Sveçla.

Ministri Xhelal Sveçla duke dalur nga objekti i komunës së Leposaviqit
Ministri Xhelal Sveçla dhe Kryetari i Leposaviqit Lulzim Hetemi

Kryetari i Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi ka hyrë në objektin komunal nën përcjellje të policisë.

Pas tij, shkoi për ta vizituar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Në afërsi të komunës edhe gjatë ditës së sotme janë parë njësitë speciale të Policisë së Kosovës të cilët janë duke ofruar rend dhe siguri në atë pjesë që nga dita e djeshme.

Kjo pas situatës së krijuar pasi që tre kryetarët e rinj të komunave Zubin Potok, Leposaviq e Zvecan hynë brenda objekteve komunale për të ushtruar të drejtën e tyre meqë fituan votat për të qeverisur atje.

Dhjetëra qytetarë ishin mbledhur në tri komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës për të penguar hyrjen e kryetarëve të rinj në objektet komunale.