Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Sulmon zyrtarët policor pas shqiptimit të gjobës

Policia e Kosovës njofton se është arrestuar një burrë i dyshuar të cilit për shkak të tejkalimit të shpejtësisë njësiti policor i kishte shqiptuar gjobë për kundërvajtje në trafik, por i njëjti nuk ishte pajtuar dhe i kishte penguar zyrtarët policor.

Sipas policisë rasti ka ndodhur dje rreth orës 11:35 në rrugën ‘Azem Bejta’ në Skenderaj.

Tutje policia sqaron se për ta arrestuar të dyshuarin  njësiti policor ishte penguar edhe nga disa persona tjerë.

Sipas policisë lidhur me rastin përveç të dyshuarit kryesor janë arrestuar edhe tre burra të tjerë të cilët pas intervistimit janë liruar.

Si pasoj e rastit dy zyrtarë policor dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor.

Ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.