Tenton t'i ikë Policisë me veturë, pasi ndalet rezulton i dehur

Një person është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje për pengim të policëve në kryerje të detyrës.

Sipas Policisë, i dyshuari gjatë ditës së djeshme ka tentuar t’i ikte policisë me veturë në një pikë kontrolli në Delloc të Suharekës.

Zyrtarët policorë kanë arritur që të ndalojnë veturën ndërsa gjatë kontaktit me të dyshuarin, ky i fundit nuk i ka përfillur urdhrat e policëve.

I dyshuari është arrestuar dhe pas bërjes  së alkool-testit i njëjti ka rezultuar se është nën ndikim te alkoolit.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit dhe me vendim të këtij të fundit i dyshuari është dërguar në mbajtje.