Foto: KALLXO.com Ilustrim

Prishtinë, Policia pretendon se zyrtarët policorë u kërcënuan nga përgjegjësit e një lokali

Një incident ka ndodhur të premten rreth orës 19:30 në Rrugën B në kryeqytet.

Sipas raportit policor janë arrestuar pesë të dyshuar, dy prej tyre përgjegjës të një lokali, të cilët nuk kanë respektuar masat anti COVID-19 dhe kishin lejuar të qëndronin brenda në lokal shumë qytetarë.

Edhe pas tërheqjes së vërejtjes për ta zbrazur lokalin, të dyshuarit, sipas Policisë, kanë kundërshtuar dhe kërcënuar zyrtarët policorë si dhe inspektorët sanitarë.

Me vendim të prokurorit  të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë dhe janë dërguar në mbajtje.

Rasti po trajtohet si pengim në kryerjen e detyrës zyrtare.