Ilustrim

Sulmon fizikisht babain, arrestohet nga policia

 

Një i person është arrestuar nga policia pasi i njëjti dyshohet për sulm fizik ndaj babait.

Sipas njoftimit të policisë ngjarja ka ndodhur në Gllogovc (Drenas) dje rreth orës 11:15.

I dyshuari kishte pas një mosmarrëveshje me babain, pastaj e kishte sulmuar këtë të fundit. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.