Ilustrim

Sulmohet punëtori i KEDS-it në Kaçanik

Një zyrtar i Kompanisë për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) është sulmuar fizikisht gjatë kohës që ka qenë në detyrë në Glloboqicë të Kaçanikut.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor për shkak të sulmit, ka njoftuar Policia në raportin 24-orësh.

Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari për sulmin fizik është në arrati, ndërsa rasti po hetohet.