Sulmohet me armë zjarri një klub nate në magjistralen Ferizaj-Prishtinë

Një klub nate është sulmuar me armë zjarri mbrëmë në magjistralen Ferizaj-Prishtinë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai ka thënë se nuk është raportuar për persona të ndaluar përveç dëmeve materiale.

Sipas Borovcit, ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:25.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore”, ka thënë ai.

Tutje Borovci ka treguar se aktualisht janë duke vijuar punët hetimore me qëllim identifikimin e personave  të dyshuar të përfshirë në rastin në fjalë si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.