Prerjet ilegale të pyjeve në Parkun Kombëtar “Sharri”

Sulmohen rojet e pyjeve në Skenderaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se tre burra janë sulmuar fizikisht dje nga shtatë të dyshuar, të cilët janë në kërkim policor.

Të sulmuarit është thënë se janë persona zyrtar, roje të pyjeve.

Në raportin 24-orësh është thënë se sipas viktimave, pesë nga të dyshuarit ishin të armatosur me revole.

Policia njoftoi se viktimave u është ofruar tretmani mjekësorë.

Tutje u tha se rasti i iniciuar si sulm ndaj personit zyrtar është në procedurë hetimore.