Sulmi ndaj gazetarit Valon Syla, Konjufca kërkon nga organet e drejtësisë t’i kapin sulmuesit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka reaguar ndaj sulmit të gazetarit të Gazeta Metro, Valon Syla.

Gazetari Valon Syla është sulmuar në orët e vona të ditës së martë në lagjen “Bregu i Diellit”.

“Sulmi ndaj gazetarit Valon Syla është një shkelje e rëndë e lirisë së shtypit dhe e të drejtave të njeriut, dhe nuk mund të tolerohet kurrsesi në një shoqëri demokratike” – ka shkruar kryeparlamentari Konjufca.

Konjufca ka kërkuar nga organet që t’i ndërmarrin hapa të nevojshëm për t’i sjellë autorët e sulmit para drejtësisë.

Hetim urgjent për sulmin ndaj gazetarit Valon Syla ka kërkuar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

Sulmohet gazetari Valon Syla