Suharekë, këmbësori goditet nga vetura

Një aksident trafiku ku një këmbësor ka pësuar lëndime të rënda trupore ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19 :00 në Suharekë, në rrugën “Xhavit Bajraktari”.

Sipas Policisë, dyshohet se shoferi nga pakujdesia ka goditur këmbësorin.

Viktima është ndalur për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Prizren.

Rasti është duke u hetuar.