Foto: Agim Bahtiri/Facebook

Strukturat e Nismës Socialdemokrate në fshatrat e Leposaviqit kalojnë në Vetëvendosje

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut dhe anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri ka njoftuar se kryesia dhe struktura e degës së partisë Nisma Socialdemokrate në fshatrat shqiptare të Leposaviqit kanë kaluar në Lëvizjen Vetëvendosje.

“Fshatrat shqiptare të Albanikut (ish-Leposaviqit) vendosën KREJT dhe DREJT”, ka shkruar Bahtiri në Facebook.

Anëtarët e Nismës që kanë kaluar në Lëvizjen Vetëvendosje sipas Bahtirit janë fshatrat Bistricë, Cerajë, Vllahi dhe Koshtovë.

Këto struktura të Nismës Socialdemokrate i mirëpritën nga kryetari u Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ish-ministri i Punëve të Brendshme dhe kandidati për deputet, Xhelal Sveçla dhe kryetarin e Qendrës në Mitrovicë dhe nënkryetarin e komunës, Faruk Mujka,

“Falënderojmë për besimin z.Xhemshit Bekteshi, kryetar degës nga Kushtova e Vllahisë, z.Adem Ademi, nënkryetar nga Ceraja, z. Enver Aliu, sekretar nga Ceraja dhe z. Blerim Behrami, kryetar i nëndegës në Bistricë që së bashku me shumë aktivistë iu bashkëngjitën Lëvizjes VETËVENDOSJE dhe vullnetit të popullit për referendum”, ka shkruar Bahtiri në Facebook.

Sipas Bahtirit këto fshatra të banuara me shqiptarë kanë qenë të lëna pas dore nga pushteti qendror edhe pse gjenden në një pozicion mjaft strategjik.

“Prandaj është obligim i yni që të kujdesemi për to dhe këtë do ta bëjë kryeministri i dalë nga zgjedhjet e 14 shkurti, z.Albin Kurti”, ka përfunduar Bahtiri.

Foto: Agim Bahtiri/Facebook
Foto: Agim Bahtiri/Facebook
Foto: Agim Bahtiri/Facebook