Jens Stoltenberg, sekretari i NATO-s
Stoltenberg pas takimit me Vuçiq: Nga dhuna në veri mbetën të lënduar 93 trupa të KFOR-it
Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se nga incidentet në veri të Kosovës kanë mbetur të lënduar 93 pjesëtarë të KFOR-it.
Këtë shifër, Stoltenberg e ka dhënë pas një takimi që ka zhvilluar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
“Mirë për t’u takuar presidentin e Serbisë (Aleksandar Vuçiq) për të diskutuar dhunën e fundit në veri të Kosovës, e cila la 93 trupa të NATO-KFOR të lënduar. NATO ka dislokuar trupa shtesë dhe zbaton mandatin e saj të OKB-së në mënyrë të paanshme. Prishtina dhe Beogradi duhet të parandalojnë përshkallëzimin dhe të angazhohen në dialogun e lehtësuar nga BE”- ka shkruar ai në twitter.
Good to meet @predsednikrs to discuss the recent violence in northern Kosovo, which left 93 @NATO_KFOR troops injured. #NATO has deployed extra troops & implements its #UN mandate impartially. Pristina & Belgrade must prevent escalation & engage in the #EU-facilitated dialogue. pic.twitter.com/2Ewq1UYmY3
— Jens Stoltenberg (@jensstoltenberg) July 19, 2023
Tensionet në veri të Kosovës nisën më 26 maj 2023, kur kryetarët e rinj të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut, hynë në ndërtesat komunale me asistimin e Policisë. Për të kundërshtuar këtë, serbët kanë mbajtur protesta.
Më 29 maj, nga përplasja e protestuesve me pjesëtarët e KFOR-it kanë mbetur të lënduar dhe 30 pjesëtarë të KFOR-it.
BE dhe SHBA kanë kërkuar shtendosje të situatës, tërheqje të Policisë së Kosovës nga objektet komunale si dhe zgjedhje të reja në komunat veriore.
Të hënën e javës së kaluar zëvendëskryeministri Besnik Bislimi me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak kanë arritur një dakordim për shtendosje të situatës në veri të Kosovës.
Dakordimi nënkupton zvogëlimin e menjëhershëm të prezencës së Policisë brenda dhe përreth ndërtesave komunale, vlerësimin e vazhdueshëm të gjendjes për zvogëlim të mëtejmë të kësaj prezence, nxitje të zgjedhjeve të parakohshme lokale si dhe vendosjen e bazës së nevojshme ligjore.