Spanjë: Të paktën katër të vdekur pasi zjarri përfshiu blloqe apartamentesh në Valencia

Të paktën katër persona kanë vdekur dhe 19 janë raportuar të zhdukur pas një zjarri masiv që përfshiu dy blloqe apartamentesh të bashkuara në qytetin spanjoll të Valencias, thonë shërbimet e urgjencës atje.

Një zjarr shkatërrues përfshiu një ndërtesë banimi në Valencia të Spanjës, duke bërë që zjarrfikësit të shpëtojnë banorët nga ballkonet.

I nxitur nga veshjet e ndezshme, zjarri u përhap shpejt në ndërtesën me 138 banesa, ku banojnë 450 njerëz.

Ndërtesa përmban 138 banesa dhe ishte shtëpia e 450 banorëve, raporton gazeta El Pais, duke e cituar menaxherin e ndërtesës.

Të paktën 14 persona, përfshirë gjashtë zjarrfikës dhe një fëmijë, pësuan lëndime.

Zjarrfikësit luftuan me zjarrin, të përkeqësuar nga erërat e forta dhe deri të premten herët, ndërtesa mbeti e djegur.

Dëshmitarët e kanë përshkruar përhapjen e shpejtë të flakëve, duke ia atribuar veshjes së djegshme të përdorur në ndërtim.

Ndërkohë, janë ngritur një sërë pyetjesh në lidhje me materialet e ndërtesës, veçanërisht veshjen me poliuretani dhe alumin, të cilat ekspertët i konsideruan shumë të ndezshme.

Kryeministri i Spanjës shprehu solidaritetin me të prekurit dhe vlerësoi reaguesit e urgjencës.

Kryebashkiaku i qytetit ka shpallur zi zyrtare në qytet ndërkohë që autoritetet po punojnë për të ndihmuar banorët e zhvendosur dhe për ta hetuar shkakun e zjarrit./BBC

Përgatiti: Nuhi Shala