Madrid, Spanjë

Spanjë, rritet numri i vdekjeve nga COVID-19

Mbi 3,120 raste të reja janë raportuar në Spanjë sot, ndërsa mbi 100 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19.

Gjithsej numri i të prekurve në Spanjë ka shkuar në 188,068 duke bërë që ky shtet të jetë më i prekuri në rajonin Evropian nga COVID-19.

Afër 1 milion teste janë kryer në këtë shtet ndërsa rreth 74,797 persona janë shëruar.

93,793 është numri i rasteve aktive kurse 19,478 persona kanë vdekur.

Në Spanjë, sipas Worldometers, numri i vdekjeve ka shkuar duke u rritur që nga 25 marsi.