Sot në Prishtinë mbahet ‘Darka e Lamës’

Me fillim nga ora 11:00 sot në Prishtinë do të mbahet Dita e Falënderimeve, apo siç njihet ndryshe ‘Darka e Lamës’.

Sipas njoftimit, ‘Darka e Lamës’ do të organizohet në Kishën Protestante në Prishtinë.

Në vitin 2021 ‘Darka e Lamës’ ishte organizuar nën patronatin e presidentes së vendit Vjosa Osmani, ndërsa në vitin 2002 për herë të parë ishte organizuar nga presidenti Ibrahim Rugova, të cilën e kishte shpallur festë shtetërore.