
ilustrim: Naser Fejza
Sot mot i vranët dhe me diell
26.4.2021 - 11:41
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot i vranët por edhe me diell.
Sipas IHMK gjatë ditës së martë do të ketë vranësira dhe vende-vende reshje të dobëta shiu. Të mërkurën parashihen vranësira të pjesshme dhe ngritje graduale të vlerave maksimale. Dita e enjten dhe e premte parashihet kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 deri 9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-24 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-7m/s.