Fshati Smallushë, Foto: Komuna e Lipjanit/ Facebook

Smallusha e Lipjanit bëhet me trotuare dhe ndriçim

Në fshatin Smallushë të Lipjanit janë ndërtuar trotuaret dhe ndriçimi publik.

Kështu ka bërë të ditur përmes një publikimi në Facebook, Komuna e Lipjanit.

“Në vazhdën e realizimit të shumë projekteve të interesit publik, Komuna e Lipjanit ka përfunduar projektin e radhës për ndërtimin e trotuareve me ndriçim publik në fshatin Smallushë për të ju ofruar banorëve siguri gjatë qarkullimit të tyre”, thuhet në njoftim.

Ky projekt Komunës së Lipjanit i ka kushtuar rreth 24 mijë euro.

“Jeta në Komunë” ditë më parë ka publikuar hulumtimin lidhur me debatin që është mbajtur me kryetarin e Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti dhe asamblistët e kësaj komune.

Pas tri viteve në pushtet që nga marrja e mandatit të kryetarit të komunës më 2017-tën, Imri Ahmeti në emisionin “Jeta në Komunë” prezantoi sukseset e tij gjatë kësaj kohe, përderisa u sfidua edhe me premtimet që ua kishte dhënë lipjanasve.

Lipjani mes sukseseve dhe problemeve në mandatin e dytë të Imri Ahmetit