Skenderaj planifikon ndërtimin e një fontane moderne

Komuna e Skenderajt ka paralajmëruar se brenda dy muajve do të ndërtohet një çezme publike me fontanë moderne në parkun “Idriz Rreci”.

Kryetari i Komunës, Bekim Jashari ka njoftuar se i tërë ky projekt është dhuratë – donacion nga humanisti Sali Ajdini, nga Gostivari, kurse projekti është dizajnuar nga dy të rinj të komunës, studentë të arkitekturës, Ibrahim Zabeli e Elion Ismajli.

“I projektuar dhe trajtuar edhe në aspektin historik dhe mjedisor, ku qytetarët përveç që do të shërbehen me ujë, si burim i jetës, ata mund t’a shfrytëzojnë atë edhe si hapësirë rekreative”, citohet të ketë thënë kryetari Jashari, përmes postimi në rrjetin social “Facebook”.

Ky është projekti i çezmes publike: