Foto-ilustrim

Skenderaj, 7 të lënduar në aksidentin mes dy automjeteve

Shtatë persona kanë pësuar lëndime trupore në një aksident komunikacioni që ka ndodhur sonte në Prekaz të Epërm të Skenderajt.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:30.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Mitrovicës, Avni Zahiti.

Në aksident ishin të përfshira dy vetura civile, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara 7 persona kanë kërkuar tretman mjekësor, ka thënë Avni Zahiti.